Lajme

Plazhet bosh apo plot? Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët është ndalur te debati i krijuar kryesisht në rrjetet sociale mbi numrin e turistëve që kanë vizituar këtë verë Shqipërinë duke thënë se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin në vend.

Cest la vie

“Duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesore sa i përket turizmit të vijës bregdetare por edhe të tjerët ku siç tregon harta e sivjetme e turizmit tendenca e flukseve turistike përtej detit dhe për të eksploruar zona e pika që deri dje nuk imagjinoheshin të kishin turistë, sot ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.”

Shefi i qeverisë konstatoi se sistemet e sigurisë kibernetike kanë konstatuar një bum të profileve false në rrjetet sociale që përmes postimeve dhe komenteve po përpiqen të nxijnë turizmin.

Për të treguar se po ndodh krejtësisht e kundërta Rama iu referua shifrave të Komisionit Europian të Udhëtimeve për këtë vit që në klasifikimin e publikuar e rendit Shqipërinë të parën si vendi me rritje të fluksit të turistëve, me 86%.

“Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare të gjithë janë të habitur dhe skandalizuar nga shumë video, komente të rreme, të manipuluara të bëra me qëllim që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Faktet janë në terren dhe nuk është preokupimi kryesor të merremi me ata që janë pjesë e sulmit të organizuar që vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Shumë profile false që përdoren për këtë sulm. Ajo që ndodhi vjet erdhi me sfida të reja që janë edhe më komplekse dhe kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Dhe sivjet Komision Europian i Udhëtimeve nxori një klasifikim ku Shqipëria është në vend të parë me 86% rritje të fluksit të turistëve. Pjesë e këtij sulmi është edhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë ndërkohe fakti është që nga janari deri në qershor kanë hyrë 1.7 milionë qytetarë të Kosovës, rreth 25% më shumë se vjet. Italianët deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, 60% nga vjet. Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljes së avionëve charter për shkak të fluksit të fluturimeve. Për të ulur një charter në Rinas duhet të prenotosh tre ditë më përpara.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button