E rëndë në Shkodër! E reja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia në Shkodër, pasi një 27 vjeçare po tentonte të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.
Ende nuk dihet shkaku që e ka shtyrë të renë drejt një akti të tillë, i cili fatmirësisht nuk është finalizuar prej ndërhyrjes së efektivëve që po patrullonin në zonë.
“Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Kujtojmë se më 2 Maj të këtij viti, i gjithë opinioni publik u trondit me ngjarjen tragjike ku 39 vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt po në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj.
/tvklan.al