Uncategorized

Apolonia humbet miqësoren ndaj Bylisit

Ishte parshikuar që të startonte në orën 18:00, por temperaturat e larta në qytetin e Ballshit kanë bërë që sfida të nisë në 18:45.

Cest la vie

Në stadiumin “Adush Muca” nuk mungoi interesimi i tifozëve, teksa Bylisi fiton derbin me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë, me ballshiotët që aktivizuan thuajse bazën e vjetshme dhe golat e skuadrës së Egbosë u shënuan nga Emini dhe Akibu, kurse për miqtë Hebeja.

Pjesa e parë – Ballshiotët janë më dominues në këtë fraksion edhe për arsye se kanë nisur përgatitjet më herët se fierakët. Por edhe këta të fundit tregohen më të qetë në zmbrapsjen e aksioneve të vendasve. Emini është i rrezikshëm madje edhe duke marrë dy inkaurime vetjake, në të 20′ nga e majta e sulmit vendas, ndërsa në të 27′ nga e djathta bën gjithçka mirë por e dërgon topin në pak centimetra larg portës së ekipit fierak.

Derisa në të 31′, ballshiotët me një aksion model, të nisur nga këmbët e Buranelit, ky i fundit ka asistu për Eminin, që ka gjuajtur dhe nuk ka falur këtë herë, 1-0 për Bylisin.

Fierakët rrezikojnë me Umejegon, por që nuk shkojnë tek goli i barazimit. Bylisi ka edhe një rast tjetër në të 43′, por që ballshiotët në finalizim janë të pafat dhe të pasaktë në këtë fraksion, pasi mund ta mbyllnin pjesën e parë me një rezultat më të thellë në favorin e tyre. Gjithsesi pjesë e parë mbyllet me avantazhin e ngushtë 1-0 të Bylisit.

Pjesë e dytë- Të dyja ekipet kryejnë lëvizje dhe Mërgjyshi mban ende në lojë shumë lojtarë titullarë, teksa ata fillojnë e bëhen të rrezikshëm. Bylisi luan me lojtarët e U-21 dhe U-19, kampionët e vjetshëm, ndërsa Apolonia e nis pjesën e dytë me një pjesë të madhe të titullarëve të fraksionit të parë dhe lojtarëve me eksperiencë që ka në kontigjent.

Në të 55′ ‘ aksion nga e djathta e miqve Umejego asiston për Hebejën që nuk fal duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes vendase,1-1.

Bylisi reagon menjëherë dhe është Hodo që godet shtyllën në të 62′. Në një tjetër rast është Mojamed Diallo që shmang Kofin e miqve dhe portiri Bushi pret ropin që ndalet në vijën fatale.

Ballshiotët shënojnë në të 80′ minutë me një 11-merërsh, teksa në një faull të Kofit ndaj Hodos, Ferhataj dhe anësori Rapaj akordojnë 11-metërsh.

Gjuan Akibu dhe shënon, 2-1. Bylisi ka një tjetër rast, këtë herë Akibu gjuan nga 25-m dhe topi kalon ngjitur më shtyllën e djathtë të Bushit. Me avantazhin 2-1 të Bylisit, mbyllet takimi në Ballsh, një test që më së shumti shërbeu për gjendjen e grupit.

SKEDA E NDESHJES:

BYLIS – APOLONIA 2-1

GOAT: Emini, Akibu / Hebeja

Bylisi: Beqaj, Abazaj, Përndreca, Peralta, Papa, Kasaj, Maçolli, Sulovari, Emini, Hodo, Camara. (U akrivizuan: Jahaj, Alimerkaj, Skënderaj, Marku, Kastrati, Akibu, Gjoni, Bushi). Trajner: Emanuel Egbo.

Apolonia: Begaj, Topi, Asllanaj, Ndbuisi, Kofi, Shanaj, Albashir Musa, Hebeja, Umejego, Çulli, Chidozie. (U aktivizuan: Bushi, Repaj, Sula, Folorunsho). Trajner: Artan Mergjyshi

Gjyqtarë: Olsid Ferhataj, Nuri Rrapaj, Aurel Topi (Patos)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button