Njerëzit e punës

Kthim në ‘shtëpi’ pas 33 vitesh, emigranti hap bujtinë në Berat: Në Itali u bëra kuzhinier, aktorët e Hollywood kanë ngrënë nga duart e mia

Ishte vetëm 19-vjeç kur emigroi në Itali në vitin 1991. Asokohe braktisi shërbimin ushtarak dhe me anije u largua bashkë me shokët drejt tokës së premtuar.

Cest la vie

“Kur mbërritëm në Durrës ishte një rrëmujë e madhe. Kudo polica qen turma njerëzish me të keq hipëm në anijen Panama. Këtu filloi aventura emigrimit. Mbërritëm në Bari na futën në një kamp të gjithë të rinj gra, fëmijë. Gjatë natës dëgjuam që edhe mund të na kthenin u nisa me shokët me tren duhet patur parasysh nuk dinim gjuhën Italiane vetëm dy tre fjalë me aq sa kishim mësuar nga filmat apo radio në mënyrë të fshehtë. Mbritëm Milano në një tip hoteli për ne kujdeseshin murgeshat. Aty na thirrën kush dëshiron të futet gazhinë për larë pjata enët unë shkova pasi më interesonte mësoja gatimet dhe gjuhën”.

Namik Kocaqi rrëfen për Report Tv se e nisi punën në Itali si pjatalarës por arriti të mësojë zanatin e kuzhinierit. Për disa vite ka punuar e jetuar në zonën turistike të Milanos, pranë liqenit të Comos bashke me familjen.

“Kështu shumë shpejt u bëra kuzhinier i parë duke afruar pran vetes shokët e mi. Më pas vijova në lokal ku vinin vipat diku në Komo tregon me modesti se aty vinin gjithë futbollistët me emër apo aktorët e hollivudit dhe VIP-at e Shqipërisë. Kanë ngrënë nga dora ime vipa, por gjithmonë kamerierët marrin meritat shprehet duke qeshur. Tregon se kur kishte ikur nga Shqipëria kishte lënë një shoqe të cilën nuk e harroi por një ditë u kthye dhe vendosi të lidhi fatin me të. Kështu të dy u vendosën punuan 33 vite në Komo Itali ai kuzhinier dhe gruaja e tij Bariste”, shprehet ai.

Lidhjen me Beratin, vendlindjen e tij nuk e humbi asnjëherë, derisa vendosi të kthehet nga emigrimi pas 33 vitesh për të ngritur një biznes familjar. Shtëpinë e vjetër e ka kthyer në bujtinë, ku tashmë italianët e jo vetëm i mirëpret si turistë duke ofruar shumëllojshmëri të gatimeve.

“Tregon se u kthye plot shpresë se edhe këtu jetohet. Shumë italianë që kishin vizituar Beratin më thonin ç’kërkon në Itali Berati shumë i bukur. Vendosa ta kthej banesë Guest house ndërsa guzhinën e bëjmë vetë. Tregon sesi ai bën gjitha llojet gatimeve madje akulloret e famshme…ku ka dhe specialitete të krijuara nga ai vetë. Kur e pyet nëse do të donte të largohej sërish ai shprehet buzagaz të rinjtë le ta provojnë fëmijët le të rinë por unë jo jam shumë mirë kam shpresë që do na eci mbarë”.

Namik Kocaqi vendosi të rikthehet duke parë zhvillimin e turizmit në Shqipëri, e sidomos në qytetin e tij, që vizitohet çdo vit nga mijëra të huaj. 52-vjecari shpreson që të ndalet vala e emigrimit dhe të rinjtë, të punojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button