Propozimi i piktorit Helidon Halitit: Në Divjakë dhe Seman të bëhet plazh nudo
Nga brigjet shkëmbore deri te rëra e imët me pluhur talk dhe brigjet e izoluara, tani ka qindra plazhe ku është krejtësisht e ligjshme (ose të paktën de facto e ligjshme) të argëtoheni pranë detit me asgjë më shumë se kostumin tuaj të lindjes.
Ndërsa zhveshja në plazh nuk është për të gjithë, nudistët mund ta gjejnë atë parajsë në tokë.
Heqja e rrobave është e pranueshme vetëm në plazhet me status naturist – por ata që lejojnë lakuriqësinë mirëpresin mijëra njerëz çdo vit.
Piktori Helidon Haliti e cilësoi në emisionin GoodMorning Albanian një të drejtë tërësisht legjitime plazhin nudo. Sipas tij, në Shqipëri, për nudistët mund të shërbenin fare mirë plazhet në Divjakë apo Seman.
“Ka plot gjire në jug siç është Gjipeja ku mund të bëhet plazh nudo, ke Karaburuni, ke Sazanin ku lehtësisht mund të bëhet plazh nudo. Në Divjakë mund të bëhet plazh nudo, në Seman. Plazhi nudo nuk është te mentaliteti, këtë gjë duhet ta zgjidhim me rregullore dhe ligj nëse duam t’i futemi turzmit, është një gjë aspak e rrezikshme për shoqërinë. Shqipëria në mentalitet lidhur me këtë është më e çlirët se të gjitha vendet fqinje, ne jemi më paqësore dhe aspak agresivë”, tha Haliti.