E vërteta e ribashkimit të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut! Divorci i famshëm ish-çiftit, sherri për pasurinë dhe të pathënat e lidhjes
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.
Megjithatë ish-çifti i famshëm kanë publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram që kanë nxitur thashethemet për një rikthim të tyre. Xhensila Myrtezaj ka postuar foto duke luajtur në rërë në plazh së bashku me dy fëmijët, ndërsa kujdeset që të mos i zbulojë imazhin. Ndërsa Bes Kallaku, gjithashtu, ka postuar një foto me Ajkën ku shihen me pushime së bashku. “Të du o Ajk!”, shkruan aktori krahas imazhit, teksa vajza qëndron mbi kraharorin e tij.
Ndaj ndjekësit kanë ngritur menjëherë dyshime se Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë me fëmijët e tyre. Megjithatë ende s’ka një reagim nga ana e ish-çiftit, për të pohuar ose mohuar thashethemet. Por teksa ish-çifti ka zgjedhur të heshtë, burime pranë tyre pranuan se ribashkimi nuk është më një opsion mes tyre. Dyshja prej kohësh tashmë ka ndarë rrugët dhe mundësitë për një ribashkim nuk ekzistojnë.
Fotot nga pushimet, i përkasin periudhave të ndryshme, ndaj edhe në rrjet është menduar se Besi dhe Xhensila janë duke i bërë pushimet së bashku. Të dy tashmë kanë vijuar me jetët e tyre, duke kaluar një ndarje jo të lehtë pas më shumë se 10 vitesh që ishin së bashku. Ishte pikërisht ditëlindja e Ajkës, rreth një muaj më parë, që zbuloi edhe njëherë sesa e vështirë ishte divorci i dy artistëve. Besi u komentua shumë për dedikimin që i kishte bërë vajzës së tij, pasi dukej mjaft emocionues dhe prekës. Mirëpo nuk mungoi as urimi i Xhensilës.
Në një postim që ajo kishte bërë në Instagram për të bijën shkruante: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty…”.
Këto fjalë u panë si një thumbim për Bes Kallakun duke qenë se çifti e kanë ndërprerë lidhjen e tyre dhe fëmijët janë e vetmja gjë që i bashkon. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë ndarë rrugët e jetës, pasi ata janë në proces divorci dhe çështja e tyre tashmë është në gjykatë. Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.
Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.
Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës. Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.
Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotë sime shtesë, sepse nuk ishte e firmosur.