Uncategorized

Rama ndan përshtypjet e turistit italian: Plazhet, çmimet e siguria edhe më mirë se në Itali

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar të turistëve italianë, të cilët vlerësojnë sigurinë, plazhet e bukura dhe çmimet e lira.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale rrëfimin e njërit prej tyre, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar.

Cest la vie

“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama, krahas videos.

#RrëfimVeror NE ITALIANËT me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali🇮🇹❤️🇦🇱 #KrenarpërShqipërinë❤️🦅 #VetëmPërpara➡️🇪🇺 #SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Monday, August 12, 2024

Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin dhe njerëzit.

“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante”, u shpreh ai.

Po ashtu, turisti italian vlerëson veçanërisht sigurinë.

“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë”,u shpreh ai.

“Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button