Dy futbollistet e talentuara të Apolonisë, transferohen te Trabzonspor në Superligën turke
Valentina Troka dhe Armera Troka, dy nga futbollistet më të mira të futbollit shqiptar për femra, kane bere nje hap te madh ne karrieren e tyre, duke u transferuar te skuadra e njohur turke Trabzonspor.
Valentina Troka 21 vjeçe, e shpallur “Kepuca e Arte” ne dy sezonet e fundit, me perkatesisht 66 dhe 68 gola ne sezon, duke qene nje kercenim serioz per mbrojtjet kundershtare. Transferimi i saj ne superligen turke, pritet me mjaft interes nga drejtuesit e skuadres se Trabzonsporit, te cilet kerkojne te arrijne suksese ne kampionatin vendas.
Armera Tukaj, 23 vjece, ka qene nje shtylle e mbrojtjes se Apolonise per 4 sezone rresht, duke zhvilluar 58 ndeshje dhe shenuar 8 gola, duke deshmuar aftesi jo vetem ne mbrojtje por dhe ne fazen sulmuese. Aftesite e saj per te lexuar lojen dhe mbyllur hapesirat kane bindur drejtuesit e skuadres turke per ta afruar prane ekipit te tyre, me synimin per te forcuar mbrojtjen.
Duke qene se te dyja futbollistet jane pjese perberese e kombetares se Shqiperise, kalimi te Trabzonspor do te jete nje sfide e re per te dyja lojtaret, dhe nje mundesi mjaft e mire per tu zhvilluar dhe konkurruar ne nivele me te larta.
Duke njohur historikun, deshiren dhe profesionalizmin e tyre, presim qe Troka dhe Tukaj te shkelqejne edhe ne kete aventure te re.