Ndryshime të drejtuesve politikë të PS, Balluku merr Fierin, Balla diasporën
Kryeministri Edi Rama, njeheraz kryetar i Partisë Socialiste njoftoi sot në fund të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie drejtuesit e rinj politikë në qarqe.
- “Kishte marrë lekë borxh për drogë”, flet gruaja që u dogj me benzinë nga burri: Çfarë ndodhi një ditë para ngjarjes
- Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit
- Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”
- Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata
- Të martën në Fier, do të luhet finalja e superkupës në Basketboll
Asambleja nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm dhe skuadrën përfaqësuese të PS në këto zgjedhje.
Drejtuesit politikë të qarqeve sipas propozimeve të Kryeministrit janë:
Tiranë Elisa Spiropali Erjon Veliaj Ogerta Manastirliu
Durrës Emirjana Sako
Shkodër Benet Beci
Lezhë Ulsi Manja
Kukës Pandeli Majko
Elbasan Arbian Mazniku
Dibër Blendi Gonxhe
Fier Belinda Balluku
Korçë Niko Peleshi
Gjirokastër Mirela Kumbaro
Berat Ervin Demo
Vlorë Bledi Çuçi
Rama tha se listës i shtohet një pozicion i rëndësishëm ai i drejtuesit politik të diasporës që do të mbahet nga Taulant Balla.
Asambleja e Partisë Socialiste do të zgjedhë sot kryesinë e re, ku 14 kandidatë, do të garojnë për 10 vende.
Kryeministri Rama paraqiti emrat e kandidatëve duke theksuar se secili do të matet sipas detyrës. Kryesia do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga asambleja, sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve.
Rama propozoi si nënkryetarë të asamblesë Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon ndërsa për sekretar Tonid Bejlerin, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.
Kandidatët për anëtarë kryesie: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani, Pirro Vengu, Toni Gogu, Vangjel Tavo si dhe zonjat Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimaj, Etlilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Klotilda Bushka.
Sekretariati ekzekutiv
Blendi Klosi sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri sekretar i organizmit e zgjedhjeve
Evis Kushi sekretare e Gruas
Milva Ikonomi sekretare për programin
Romina Kuko sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare
Roi Bashaj sekretar për Rininë
Burimi: ATSH