Home Lajme nga Fieri Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit...

Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi rinumërimin e votave për qarkun e Fierit.

Na ndiqni në Instagram

Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar.

Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19.

Ndërsa Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut fier, i janë shtuar 10 vota.

Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca.

Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 588 vota pasuar nga Gentian çela me 223 vota më shumë se çfarë i takonin.

Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 210 vota pasuar nga Antoneta Dhima me 20 vota.

E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 17 vota.

Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste.

E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.