Sport

Shënoi fitoren e 22-të, boksieri fierak që po korr sukses në arenat më të mëdha: Pretendoj të marr titullin e IBF (Video)

Boksieri fierak Xhuljo Vrenozi ka shënuar një tjetër triumf në Këln të Gjermanisë. Kjo është fitorja e tij e 22-të në të gjithë karrierën e tij si boksier profesionist. Xhuljo Vrenozi është gjithashtu në listën e top 80 boksierëve profesionistë nga 2 mijë që janë në listë me titullin “IBF”.

Cest la vie

Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, ai tregoi se si nisi të merrej me këtë sport. Xhuljo aktualisht jeton në Londër, por hapat e parë në boks i ka nisur në Shqipëri dhe më pas për disa vite në Itali.

VIDEO

“E nisa nga Shqipëria në 12 vitet e para. Dola kampion kombëtar aty, më pas u zhvendosa në Itali për 6-7 vjet kur edhe nisa boksin profesionist. Anglia mbahet për boksin, aty ka lindur boksi dhe janë mundësitë më të mëdha. “, u shpreh Xhuljo në një intervistë me skype për gazetarët.

Ai shtoi se synon që të hyjë në top 10 boksierët më të mirë.

“Pretendojmë që të hyjmë në top 10 dhe të marr titullin e IBF këtë vit.”, u shpreh boksieri./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button