Lajme

Përgatitjet e lumit Vjosa për në UNESCO, Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura: Dosja gati për nominim

Pas shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtarë” po bëhet një tjetër përpjekje mjaft e rëndësishme, për ta bërë këtë lumë  pjesë të UNESCO-s.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi pohoi se në fund të këtij muaji do të dorëzohet dosja për nominim.

Cest la vie

“Aplikojmë këtë vit, brenda shtatorit përmbyllim dosjen e nominimit dhe presim një vit për të pasur rezultatin përfundimtar, të qenurit pjesë e këtij programi kaq të gjerë ndërkombëtar, qeveritar, shkencor atë të UNESCO-s“, tha 

Mundësitë që Lugina e Vjosës të mbrohet nga UNESCO janë mjaft të mëdha shtoj më tej Pirushi.

“Dosja është në një fazë  të rëndësishme maturimi dhe jemi një nga vendet kandidate me një punë dhe progres shumë të shkurtër. I erdhi koka Vjosës që të kishte mundësinë të ishte prezente dhe të merrte marka të rëndësishme.

Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria në datë  13. 03 .2023 një kategoria e lartë për mbrojtjen e lumit dhe biosferës.

Por tashmë pritet që mbrojtja e lumit Vjosa të kaloj përmasat kombëtare dhe të merret në dorëzim nga organizata ndërkombëtare e UNESCO-s.

Gazetare: Leonida Koçiu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button