Goditen me sende te forta dhe me grushte, 3 shtetas ne nje lokal, policia shpall në kërkim personat pergjegjes. Njoftimi i Policise Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 45 vjeç, dhe V. H., 46 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. H., 48 vjeç, F. H., 24 vjeç, dhe E. H., të gjithë banues në fshatin Petovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta 3 shtetas në një lokal.


