14.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë, Gjykata e Fierit vendos masat për pesë të hetuarit

admin · 14.11.2026 · 2 min lexim

Pas shtatë orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Leonard Suçi, ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së Fierit, Arben Vojen, Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Ndërkohë, për Fjorelo Bidan është ndryshuar masa e sigurisë, duke u caktuar ndaj tij tre masa më të lehta me karakter ndalues, ato të ‘ndalimit të daljes jashtë shtetit’, ‘detyrimit për t’u paraqitur’ dhe ‘pezullimit nga detyra’.


Ndërsa për Arbina Jaupajn Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më herët ndaj saj, ato të ‘ndalimit të daljes jashtë shtetit’ dhe ‘detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.’

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram


Trupi gjykues që mori vendimin ishte i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja po ndiqet nga prokurori Leonard Suçi.


Ata dyshohen për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.


Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *