14.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Tjetërsuan 44 mijë m² tokë shtetërore, pesë të dyshuarit dalin para Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë

admin · 14.11.2026 · 2 min lexim

Pesë personat e përfshirë në dosjen e tjetërsimit të tokës shtetërore në zonën e Povelçës janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të njihen me verifikimin e masave të sigurisë të caktuara më herët nga gjykata.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur Arben Voja, Dilaver Shyti, Fjorelo Bida, Arbina Jaupaj dhe Anila Haxhiu.

Arben Voja është paraqitur pavarësisht problemeve shëndetësore.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Katër prej tyre ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Të dyshuarit do të dalin përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja ndiqet nga prokurori Leonard Suçi.

Ata dyshohen për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *