Home Lajme nga Fieri Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca nisin operacionet për izolimin e flakëve

Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca nisin operacionet për izolimin e flakëve

0
Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca nisin operacionet për izolimin e flakëve

Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos vijojnë të jenë në fokus të operacioneve të forcave të emergjencave, ndërsa dhjetëra efektivë kanë nisur punën për kontrollin dhe izolimin e flakëve.

Në Mallakastër, ekipet kanë nisur punën për kontrollin e perimetrit të vatrës.

Në terren janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, si dhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në Drenie, Bashkia Patos, ka nisur operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në këtë zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.

Forcat në terren po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here