Home Lajme nga Fieri Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Kamioni me dërrasa përplaset me barrierat

Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Kamioni me dërrasa përplaset me barrierat

0
Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Kamioni me dërrasa përplaset me barrierat

Një aksident është shënuar përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës, ku një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngarkesa me materiale ndërtimi ka rënë në asfalt, ndërsa dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës.

Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Nuk ka ende informacion të detajuar për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here