Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga Kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.
Në këtë mbledhje, u vendos njëzëri nga këshilltarët që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.
Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.
Këshilltarët kërkuan edhe qëndrim nga kryetari i bashkisë lidhur me qëndrimin në mbledhjen në Kuç të Vlorës që u thirr nga kryeministri Rama.
Qëndrimi që theksuan të gjithë këshilltarët ishte ruajtja e bashkisë si njësi më vete dhe jo të shkrihet me Lushnjen.
