27.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Volkswagen-i përplaset me furgonin me pasagjerë, disa të lënduar

admin · 21.08.2026 · 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë në drejtim të jugut.

Sipas informacioneve paraprake, për të shmangur përplasjen me automjetin, furgoni ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat metalike të autostradës.

Përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa udhëtarëve që ndodheshin në furgon. Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po kryhet edhe disiplinimi i qarkullimit rrugor.

Kryqëzimi te “Pushimi i Shoferit” është një prej pikave problematike të qarkullimit në këtë aks, ku janë shënuar edhe më herët aksidente. Pavarësisht problematikës së kësaj zone, sipas informacioneve të raportuara, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje apo përmirësime të infrastrukturës nga autoritetet rrugore.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *