23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Makina e tonazhit të rëndë shkakton aksidentin dhe largohet, përplasen dy makina!

admin · 04.09.2026 · 2 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Fier-Shegan-Kuçovë.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tonazhit të rëndë, tip trajler, dyshohet se është përfshirë në një përplasje mes disa automjeteve. Dy prej mjeteve kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa një e re ka mbetur e dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.

Automjeti që drejtohej nga e reja ka përfunduar i përplasur me një shtyllë të tensionit, ndërsa një automjet tjetër, tip Audi ka pësuar dëme materiale.

Ende nuk është e qartë dinamika e plotë e aksidentit dhe nëse përplasja mes dy automjeteve ka ardhur si pasojë e manovrave të trajlerit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive. Ndërkohë, shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të trajlerit, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.

Priten të dhëna të tjera nga policia për të sqaruar dinamikën e aksidentit në këtë aks rrugor, i cili lidh zonën e Kuçovës me Lushnjën.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *