23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Unë erdha”/ Berisha niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë

admin · 04.09.2026 · 2 min lexim

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi iu lejua të udhëtonte drejt SHBA-së

Berisha e ka cilësuar këtë vizitë si një moment të rëndësishëm politik, duke shprehur bindjen se mbështetja amerikane do të jetë vendimtare për zhvillimet politike në Shqipëri.

“Kjo prani dëshmon se ju e parandieni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve.

Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.

Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.

Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.

Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse po udhëtonte me biletën e biznes apo ekonomik class, Berisha nuk preferoi të përgjigjej: “Faleminderit shumë. Faleminderit dhe mirupafshim”.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *