Aktualitet

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Shqipëri, nesër takimi i parë me Presidentin Begaj

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Shqipëri, nesër takimi i parë me Presidentin Begaj
FieriSot · Foto ilustruese

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Eric Wendt, ka mbërritur në Tiranë për të nisur kështu misionin e tij diplomatik.

Siç bën me dije gazetari i Klan News, Vladimir Lame, ambasadori do të paraqesë nesër në mesditë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ndërkohë, të hënën, pritet që ai të zhvillojë takimin e tij të parë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

Të premten, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-ve do të organizojë një ceremoni për prezantimin e tij me figura të politikës, dhe medies në vendin tonë.

Në këtë detyrë, Wendt u konfirmua zyrtarisht më 8 gusht, disa ditë pasi Senati amerikan i dha ‘dritën jeshile’ emërimit të tij.

Pas konfirmimit nga Senati, u bë edhe nënshkrimi nga Presidentit Donald Trump.