Apolonia e vajzave vijon me ritëm maksimal në kampionat. Skuadra fierake ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, të luajtur në Tiranë.
Pas fitores 3-1 ndaj Teutës në javën e parë, Apolonia konfirmon edhe ndaj Partizanit formën e mirë të nisjes së sezonit. Me 6 pikë në dy javë dhe një golavarazh të fuqishëm 8-1, skuadra fierake merr kreun e kampionatit.
Apolonia tashmë kryeson e vetme, pasi Vllaznia, që kishte të njëjtën kuotë pikësh, u mposht 1-0 nga Teuta në Durrës. Një nisje perfekte për vajzat fierake, që pas dy javësh vendosen të vetme në krye të renditjes.

