Shqipëria U15 ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Hungarisë U15 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
Një fitore që mori kuptim të veçantë për trajnerin Bledar Borova, pasi përkoi me ditëlindjen e tij.

Në një mesazh falënderimi, Borova e cilësoi suksesin e kuqezinjve të vegjël si dhuratën më të bukur të kësaj dite.
“Një falënderim nga zemra për të gjitha urimet tuaja në këtë ditëlindje! Por falënderimi më i veçantë shkon për këta kampionë të vegjël dhe stafin teknik, të cilët sot më bënë dhuratën më të bukur me këtë fitore”, shkroi trajneri.
Kjo fitore ka edhe përfaqësimin e saj fierak.
Pjesë e stafit kuqezi përveç trajnerit Borova, si trajner portierësh, është ish-portieri i Apolonisë, Eduart Miço, ndërsa në përbërjen e ekipit është edhe futbollisti fierak Deon Fehimi.
Tre emra që e lidhin Fierin me Kombëtaren U15 dhe që meritojnë vëmendje e mbështetje për rrugëtimin e tyre me ngjyrat kuqezi.



Leave a Reply