Në ditët e fundit të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një mesazh i ngrohtë mirënjohjeje i është kushtuar mjekes onkologe Anisa Mone.

Doktoresha ka ndarë në rrjetet sociale një buqetë me lule dhe një kartolinë, ku vlerësohen përkushtimi, kujdesi dhe mbështetja e saj njerëzore.
E dashur doktoreshë Anisa!
Ju falënderojmë nga zemra për kujdesin, përkushtimin dhe mirësinë tuaj! Përveçse një profesioniste e shkëlqyer, jeni edhe një njeri me zemër të madhe, që dini të falni qetësi, besim e shpresë”, shkruhet në dedikim.

Një falënderim që, në këtë muaj sensibilizimi, sjell në vëmendje edhe rolin e onkologëve: krahas kujdesit mjekësor, t’u ofrojnë njerëzve ngrohtësi dhe mbështetje në përballjen me sëmundjen. 🎀



Leave a Reply