Nxënësit e shkollës “Dertliu” iu bashkuan një veprimtarie sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë, duke shoqëruar nënat e tyre për të kryer kontrollet e gjirit në Spitalin Rajonal Fier.

Me mesazhin “Nënë! Nëse më do, eja ma trego!”, fëmijët përcollën një thirrje të ngrohtë për kujdesin ndaj shëndetit të gruas dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Nisma synoi të rriste ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të nxiste gratë të kryejnë kontrollet e nevojshme.

Përmes pjesëmarrjes së fëmijëve, aktiviteti përcolli edhe një mesazh për dashurinë dhe mbështetjen në familje: kujdesi për njerëzit e dashur mësohet që në vogëli. 🎀




Leave a Reply