03.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Fieri pret Kupën e Republikës në gjimnastikë, Apolonia debuton me 8 sportistë

admin · 03.11.2026 · 2 min lexim

Apolonia do të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Republikës në gjimnastikë, me tetë sportistë: shtatë vajza dhe një djalë, nën drejtimin e trajneres Arilda Budina.

Pjesëmarrja shënon një hap të rëndësishëm për ekipin fierak dhe një përvojë të re për gjimnastët e rinj në garat kombëtare.

Në konkurrimin e vajzave, Apolonia do të përfaqësohet me tri gjimnaste në grupmoshën 7–8 vjeç, tri në grupmoshën 9–10 vjeç dhe një në grupmoshën 11–12 vjeç.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Në konkurrimin e djemve do të marrë pjesë një gjimnast i grupmoshës 7–8 vjeç.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, me pjesëmarrjen e nëntë shoqatave dhe klubeve nga e gjithë Shqipëria.

Hapja është parashikuar në orën 09:30, ndërsa në 10:00 nis gara sipas grupmoshave: 7–8, 9–10, 11–12, 13–14 vjeç dhe kategoria e të rriturve, 15 vjeç e lart.

Të parat do të garojnë vajzat. Pas përfundimit të konkurrimit të tyre do të nisin djemtë, rreth orës 14:00.

Oraret mund të ndryshojnë në varësi të ecurisë së garave.

Për tetë përfaqësuesit e Apolonisë, ky debutim është një mundësi për të treguar përgatitjen e tyre dhe për të fituar përvojë përballë bashkëmoshatarëve nga klubet e tjera të vendit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *