03.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

E papritur nga Berisha, mbron Veliajn dhe lëshon akuza ndaj Arbër Hajdarit: “Tre lugë i merr për vete, një ua lë të tjerëve”

admin · 03.11.2026 · 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike shfrytëzoi konferencën me gazetarët për të mbrojtur kryetarin socialist të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një pozicion politik që Sali Berisha rrallë e ka mbajtur ndaj të parit të kryeqytetit.

Berisha, në komunikimin me gazetarët, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit në raport me Veliajn.

“Mbrëmë, qytetarët, të gjitha mediat, u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se Padrinoja, në fakt Koleka i ringjallur apo Kristaq Xhelati i ringjallur, kërcënonin të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t’i dorëzonte çelësat e Bashkisë”.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së goditi edhe Arbër Hajdarin, njeriun që, sipas Erion Veliajt, do të marrë drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit.

“Bashkëhajdutit të Edi Ramës, Arbër Hajdari, i cili duhet ta pranojë se është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve. Dhe ky tani duhet ai t’ia dorëzojë këtij, që ky s’është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike”, tha Berisha.

Sipas Berishës, të gjitha këto lëvizje tregojnë se lideri i mazhorancës, Rama, ka frikë se mund të humbë garën për Bashkinë e Tiranës. Për këtë arsye, ai ftoi të gjitha forcat opozitare që të bashkohen rreth një kandidati të vetëm.

“PD dhe partitë opozitare mendoj se kanë përgjegjësinë në betejën kundër kësaj të keqe të madhe të bashkohen në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët në një koalicion të gjerë në gjithë Shqipërinë, përfshi edhe Tiranën”.

Ndërkaq, Berisha njoftoi sot se të shtunën Partia Demokratike do të organizojë sërish një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *