03.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Më transferuan me urdhër të Ramës”, zbardhet letra e Veliajt drejtuar gjykatës

admin · 03.11.2026 · 1 min lexim

Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës.

Do ta dija dija poër nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Ndërkohë, fjalën e saj e tha edhe Gjykata, e cila ndër të tjera u shpreh: “Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente”.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *