Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur ka bërë që Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.
Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 08:00 e datës 18 nëntor, pritet erë nga jugu dhe jugperëndimi me forcë 6-7 ballë, shpejtësi 15-20 metra në sekondë dhe dallgë që mund të arrijnë deri në 2.5 metra.
Ndalimi i nisjeve do të jetë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë normalisht aktivitetin sipas destinacioneve përkatëse.
Kapiteneria u ka kërkuar subjekteve detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.



Leave a Reply