20.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Fier, arrestohen dy shtetase kineze të dyshuara për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni

admin · 20.11.2026 · 1 min lexim

Dy shtetase kineze kanë përfunduar në prangat e policisë, të dyshuara për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni në një ambient të marrë me qira në qytetin e Fierit.
Arrestimet u kryen në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”.


Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetaset kineze, Zhang Yongzhong Ling, 52 vjeçe, dhe Qiaorong Honghua Rui, 47 vjeçe, dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin marrë me qira një lokal në Fier, të cilin e përdornin për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit dhe shfrytëzimin e saj.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Fierit edhe për tre shtetas të tjerë, me inicialet M.A., K.P. dhe Xh.S., banues në Novoselë të Vlorës, Daullas dhe Hoxhar të Fierit, për veprën penale të prostitucionit.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram


Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë telefona celularë, 300 euro dhe 35.000 lekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *