Home Aktualitet “Më ka qëlluar miku im”, ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi gruan pas...

    “Më ka qëlluar miku im”, ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi gruan pas ngjarjes!

    2616

    Një ngjarje tragjike është shënuar në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës.

    Sipas informacioneve nga korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe, thuhet se gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

    36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet.

    Që nga ajo kohë, filluan kërkimet, të cilat rezultuan në gjetjen e viktimës pak minuta më pas.