Lajme

Histori mbresëlënëse e Eva Buzos, përshkoi 92 km për 34 orë nga brigjet e Italisë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një histori mbresëlënëse rekordin e shënuar nga avokatja shqiptare Eva Buzo, e cila përshkoi me not 92 km nga brigjet e Italisë në Vlorë.

Cest la vie

Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga udhëtimi me not i Eva Buzos, që zgjati 34 orë.

“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button