Sport

Skuadra e Mërgjyshit luan miqësoren e gjashtë këtë verë. Barazim në Oriku-Apolonia, fierakët kanë “humbur” fitoren

Nga Hilmi Saliu/ Apolonia ka barazuar 1-1 në miqësoren e gjashtë, ose të fundit, kundër Orikut të Kategorisë së Dytë, duke mbyllur kështu zyrtarisht edhe fazën përgatitore. Trajneri Artan Mërgjyshi po i shfrytëzon në maksimum këto ndeshje, për të krijuar një ide më të qartë rreth lojtarëve që po stërvit çdo ditë dhe për të kristalizuar formacionin.

Cest la vie

Përballja ka nisur e qetë, me Apoloninë që pak e nga pak mori në dorë “frenat” e lojës dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në zonën kundërshtare. Fierakët dolën mirë nga krahët me Musën dhe Injehun, duke harkuar topa në zonë, por sulmuesi i ri Sulo nuk u tregua i saktë në finalizim. Mesfushori ofensiv Musa, ishte një rrezik konstant dhe në fund të pjesës së parë shërben mirë për mesfushorin Shanaj, i cili gjuan mjeshtërisht me të djathtën dhe topi përfundon në rrjetë. Ekipi fierak ishte i vendosur mirë në fushë dhe nuk la hapësira në prapavijë, ndonëse vendësit u përpoqën me kundërsulme. Në pjesën e dytë, trajneri Mërgjyshi aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët.

Ritmi ra dhe Apolonia ishte më e kujdesshme, ndoshta duke iu druajtur ndonjë dëmtimi. Të parët do të kalonin në avantazh fierakët, ndërsa goli do të vinte në minutën e 70-të. Oriku do të shënonte golin e barazimit dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Roland Shkreli fiton një penallti që e ekzekuton saktë Aleks Dalanaj. Rrjedhimisht vendësit ishin më kërkues dhe në mesin e pjesës së dytë ia dolën të gjenin edhe golin e barazimit. Është mbyllur kështu 1-1 kjo ndeshje, me Apoloninë dhe Mërgjyshin që nuk kanë provuar shijen e fitores në këto ndeshje miqësore, me 4 humbje dhe 2 barazime. Vlen të theksohet se edhe Oriku zhvilloi një ndeshje pozitive përballë një rivali të tillë si Apolonia.

ORIKU-APOLONIA 1-1

GOLAT: Shanaj 70’/ Dalanaj 88′ (11-m)

ORIKU: Varfri, Gjoka, Gjipali, Kapo, Zholi, Perera, Lloji, Lukas, Kolonja, Kamberaj, Kalis. (U aktivizuan: As.Bunkohev, Dalanaj, Shkreli, Gjinaj, Ak.Bunkohev, Sulejmani, Peculi). Trajner: Sherif Idrizaj

APOLONIA: Kaçaj, Hebeja, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Kofi, Shanaj, Musa, Topi, Injehu, Sulo. (U aktivizuan: Xhemali, Folorunsho, Culli, Xhepaxhiu, Jasin, Rajmond, Trifoni, Ramadani, Zhozef, Ola Nikolas). Trajner: Artan Mërgjyshi

HILMI SALIU

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button