Po mbahet në Apelin e GJKKO seanca për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj masë së sigurisë “Arrest me burg”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliaj, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se zotit Veliaj t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.
Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët”, tha gazetarja Lala.
