Home Lajme nga Fieri Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, banorët dhe zjarrfikësja...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, banorët dhe zjarrfikësja neutralizojnë flakët

1189

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.