Home Lajme nga Fieri Zgjerimi i trotuareve dhe rrugës, prishen 3 objekte te “Kryqëzimi i Grecallisë”...

Zgjerimi i trotuareve dhe rrugës, prishen 3 objekte te “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier

2173

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço”, si pjesë e investimeve publike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

Ndërhyrja përfshin zgjerimin e trotuareve dhe të rrugës, duke i dhënë më shumë hapësirë si automjeteve, ashtu edhe këmbësorëve.

Sot janë prishur 3 objekte, te “Kryqëzimi i Grecallisë”, që pengonin zhvillimin e punimeve dhe zbatimin e projektit sipas standardeve të reja urbane.