Familja Rama në fshatin Frashër ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij.
Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tregoi ai.
56-vjeçari Anesti Rama u vra me mbytje nga vajza e tij Ermalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate dhe u tentua të fshihej si aksidentale, por ngjarja u zbulua sot.
Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar mbahet edhe nëna e saj pasi dyshohet si bashkëpunëtore.




