Lajme

Rama me pensionistët: Bonusi i fundvitit më i lartë, i menjëhershëm dhe i përhershëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se po përgatiten për një bonus më të lartë të fundvitit për pensionistët që do të jetë i menjëhershëm dhe i përhershëm. Gjatë fjalës së tij në takim me të moshuarit, Kryeministri Rama ka zbuluar projeksionet dhe për një rritje graduale të pensioneve brenda mandatit të ardhshëm.

Cest la vie

Edi Rama: Ne po bëjmë një llogaritje me kujdes. Po përgatitemi të bëjmë një bonus tjetër të fundvitit, që do të jetë më i lartë. Hapi i parë që do të jetë i menjëhershëm dhe do të jetë i përhershëm. Fond që do e lëmë mënjanë në çdo buxhet për pensionistët. Po bëjmë projeksionet për rritje graduale të pensioneve brenda mandatit të ardhshëm. Jemi duke punuar për një tjetër masë që të rrisim pensionet me rritjen ekonomike të drejtpërdrejtë.

Do të kemi këto investime, këto të ardhura, do të bëjmë këto punë dhe prandaj do të vëmë këtë buxhet. Ne duam që çdo gjë që rritet përtej parashikimeve, zakonisht në pjesën më të madhe rritja shkon 3.5-3,7. Pra në çdo pjesë që rritet mbi parashikimet, ne do e lëmë për pensionistët, pra cfarë del mbi parashikimin. Kjo do të ishte qershia mbi tortë për këtë fazë. Ne duam që çdo gjë të bëjmë sot, të qëndrojë aty përherë.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kryeministri Rama ju tha pensionistëve se rritja e pagave ndikon drejtëpërdrejtë tek fondi i pensioneve.

Edi Rama: Ju duhet të jenë të parët që të gëzoheni kur rriten pagat, sepse çdokush që merr një pagë më të lartë, merr më shumë pensione. Nga rritja e pagave, përfituesi i parë dhe kryesor, përveç personit që merr pagën, është fondi i Sigurimeve Shoqërore. Nga rritja e pagave, përfiton fondi i pensioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button