Lajme

Rama me pensionistët në Fier: Plan agresiv për shmangien e fenomenit të informalitetit (Video)

Qeveria ka një plan agresiv për të shmangur fenomenin e mosdeklarimit të plotë të pagave, gjë që ndikon direkt në çështjen e pensioneve. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili edhe pse nuk ndau detaje nga plani, tha se  qeveria do të ndërhyje që kjo vjedhje që u bëhet sigurimeve shoqërore të mos ndikojë në rritjen e qëndrueshme të pensioneve.

Cest la vie

Gatë një takimi me pensionistët në fier, kryeministri tha se për shkak të mosdeklarimit të plotë të pagave, sot buxheti i shtetit mbulon me 500 milionë euro diferencën mes sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, para që sipas tij mund të investohen në zhvillimin e vendit, nëse nuk do të kishte më informalitet.

“Sot që flasim buxheti i shtetit mbulon me 500 milionë euro diferencën mes sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Nuk diskutohet që ne jemi të gatshme që të paguajmë edhe më shumë, problemi është te mbajtja e një balance të shëndetshme që të mos pengojë shtetin të funksionojë siç duhet dhe zhvillimin nga vijnë të ardhurat. Taksat nuk janë për të paguar pensione, or për të paguar të gjitha ato që i duhen shtetit që të funksionojë dhe financuar zhvillimin. Taksat janë për shkollat, kopshtet, shëndetësinë, infrastrukturën, sigurimet shoqërore janë për pensionet. Kush i shmanget i heq pensionisteve të drejtën për të marrë një pension më të mirë. Kemi rritur me rreth 300 mijë numrin e kontribuuesve në sigurime shoqërore pas reformës së pensioneve të bërë më herët, por ka ende një shmangie të konsiderueshme, jo më nga puna në të zezë, por nga deklarimi jo i vërtetë i pagave. Kemi një plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet dhe nga ata që janë punëmarrës që pranojnë të marrin në dorë paratë që bëjnë një dëm të dyfishtë. Do ndërhyjmë shumë fort kundër kësaj vjedhje për të pasur një rritje të qëndrueshme të pensioneve”, tha Rama.

📍Fier – PENSIONET si Detyrim, Sfidë dhe Front i Përbashkët Shoqëror, në rrugën drejt #Shqipërisë2030🇦🇱🤝🇪🇺

📍Fier – PENSIONET si Detyrim, Sfidë dhe Front i Përbashkët Shoqëror, në rrugën drejt #Shqipërisë2030🇦🇱🤝🇪🇺 #KrenarpërShqipërinë❤️🦅 #VetëmPërpara➡️🇪🇺 #SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 29, 2024

Duke e konsideruar rritjen e qëndrueshme në kohë të pensioneve si një nga çështjet më të vështira të një vendit, Rama tha se Shqipëria është përballur me 3 problematika mjaft të rënda të trashëguara nga e shkuara.

Shmangia e sigurimeve shoqërore, rritja fiktive e numrit të pensionistëve pas viteve ’90 dhe emigrimi kanë ndikuar në skemën e pagesave të pensioneve.

“Pensionet janë padiskutim pjesa më e vështirë e të gjithë mozaikut të zhvillimit dhe sot kjo temë nuk është thjeshtë për vendet si ne por për të gjitha duke nisur nga vendet më të pasura, ku ka vështirësi për të rritur pensionet në kohë. Ndryshe nga pagat pensioni bazohet tek sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohen nga buxheti i shtetit, pensioni fonacionet nga sigurimet shoqërore. Ndryshe nga pagat, fondi i pensioneve është një fond i bazuar te kapaciteti i sigurimeve shoqërore për t’iu përgjigjur nevojës për të paguar pensionet. Ne kemi trashëguar një situatë të vështirë lidhur me pensionet pasi ka pasur shumë më tepër shmangie nga sigurimet shoqërore dhe ka ende, në fillim të viteve 1990 kur u shkatërruar çdo gjë në aspektin e formacionit ekonomik dhe prodhues të vendit u bë edhe nxjerrja në pension në mënyrë të parakohshme të shumë njerëzve që ishin punëtorë në fabrika dhe ky numër u rrit në mënyrë artificiale numri i pensionistëve. Se treti në këtë periudhë shumë njerëz shkuan në emigracion dhe ka plot që kthehen [për të kaluar këtyre pensionin dhe tronditen nga masa e pensionit. Ndërkohë ato njerëz kanë fituar të ardhura në vendin ku kanë qene në emigracion dhe kanë paguar atje sigurime shoqërore por jo këtu. Kjo është një tjetër trashëgimi shumë e rëndë. Sot kemi lidhur marrëveshje pensioni me mbi 20 shtete, ku më e vështira ishte ajo e lidhur me Italinë. Jemi ën diskutime për të lidhur një marrëveshje me Greqinë dhe do të kërkojë kohën e saj, pasi ka një peshë të caktuar financiare. Ne vijojmë të kemi një problem serioz me shmangien e sigurimeve shoqërore nga punëmarrësit dhe punëdhënësit. Këtu është koha për të bërë një tjetër përpjekje shumë të fuqishme nga ana jonë, pasi jemi në kushtet kur rrija ekonomike na e ka krijuar këtë mundësi”, tha Rama.

Qeveria prej kohësh ka nisur një diskutim të hapur në të gjithë vendin me pensionistët përmes drejtuesve politikë të PS dhe deputetëve për të kuptuar jo vetëm shqetësimet e tyre, por edhe për të informuar se si mund të rriten pensionet në mënyrë të qëndrueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button