Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli ka zbuluar edhe emrin e kandidates per deputete ne qarkun e Fierit qe do te jete ne listen e mbyllur:
“Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% – 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit”.
Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% – 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.
Shprehim besimin se Qarku i Fierit, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, do të mbështesë masivisht Znj. Brundila Haxhiu, si dhe një kandidaturë nga lista e hapur, propozuar nga Partia e Lirisë.
CV E ZNJ. BRUNILDA HAXHIU
Arsimimi
1996-2000 Shkolla e mesme e Pergjithshme Janaq Kilica, Fier
2000- 2004 UT, Fakulteti I shkencave Sociale, Filozofi – Sociologji
2022 e ne vazhdim UAMD, fakulteti I edukimit, Parashkollor, Bachelor.
Eksperienca Pune
2004 -2006 mesuese Sociologjie , shkolla e Mesme e pergjithshme Numani, Fier
2007e ne vazhdim Administratore e kopshtit jopublik Miqte e Diellit, Tirane.
Aftesi dhe kompetenca
Kam njohuri te mira te gjuhes Angleze dhe italiane. Aftesi ne perdorimin e programeve baze te kompjuterit dhe rrjeteve sociale. Aftesi ne komunikim me njerezit dhe aftesi shume te mira organizative.
Angazhimi ne politike
E angazhuar prane LSI qe nga viti 2013.
Anetare e KDK ne tetor 2022
Kandidate per Keshill Bashkiak per Tiranen ne zgjedhjet vendore Maj 2023
Anetare e Kryesise se Partise se Lirise
Sekretare per familjen dhe kunder Shpopullimit prill 2024
Zv. sekretare e pergjithshme Maj 2024
Trajnime te vazhdueshme nga rrjeti Barazi ne Vendimmarrje ne Akademine Politike per Pushtetin Vendor, Integritetin ne politike, Ngritjen e fondeve etj