Home Lajme nga Fieri Fier/ Aksident në vijat e bardha, plagosen dy të moshuar

Fier/ Aksident në vijat e bardha, plagosen dy të moshuar

1696

Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.