E reja i shkruan psikologes: Kam varësi nga blerjet. Më ndihmo!
Përshëndetje psikologe Enertila.
Unë që ju shkruaj kam një problem që me kalimin e viteve bëhet edhe më tepër i vështirë për mua. Kam varësi ndaj blerjeve. Blej sende ,gjëra nga më të ndryshmet që ndoshta edhe pendohem më vonë.
Do të doja ta kontrolloja veten por nuk po mundem. Doja një këshillë nga ju. Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Për ata që vuajnë nga ky çrregullim, blerja me detyrim kthehet në një mënyrë për të mbushur ndjenjën e zbrazëtisë ose për të reduktuar ankthin dhe stresin. Është një varësi e vërtetë që përsëritet me kalimin e kohës, e shoqëruar shpesh me ndjenja zemërimi dhe nervozizmi. Këto ndjesi nuk lejojnë që rrethi vicioz të thyhet, sepse, kur blen, ata që vuajnë nga blerjet ndihen të kënaqur, dhe me më shumë kontroll mbi ankthin dhe stresin.
Gjatë blerjeve, njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim ndihen të gjallë dhe janë në gjendje të mbushin momentalisht boshllëkun dhe të lehtësojnë tensionin përmes të pasurit të një objekti. Blerja është shpërblyese dhe është një aktivitet që na bën të ndihemi mirë.
Me këtë aktivitet truri ynë çliron këta neurotransmetues, në veçanti dopaminën dhe serotoninën , të cilët janë përgjegjës për këto ndjesi. Problemi është se nëse ndodhin ndryshime në këtë prodhim, mund të çojë në vështirësi në kontrollin e impulsit dhe varësinë. Shkaqet e sëmundjes së blerjeve mund të shpjegohen me rastin kur çrregullimi manifestohet në adoleshencën e vonë, duke vazhduar deri në moshën madhore, por më pas zvogëlohet me moshën.
Në këtë rast, shkaqet e varësisë ndaj blerjeve duhen gjetur mbi të gjitha në problemet e vetëvlerësimit të ulët, ankthit apo depresionit së bashku me nevojën për njohje sociale. Ose mund të shpjegohet kur përfaqëson personin e rritur me probleme shumë të theksuara ankthi dhe depresioni, të cilët kërkojnë lehtësim të përkohshëm në blerje dhe përfundojnë duke u ngecur në këtë varësi. Hapi i parë për të mposhtur këtë varësi është të
pranoni se keni një problem. Në këndvështrimin tim do tu sugjeroja gjithashtu të mbani një ditar ku shkruani shpenzimet dhe mendimet tuaja për blerje. Në këtë mënyrë do të mund të mendoi nëse ajo që bletë është vërtet e dobishme dhe nëse ia vlen, përpiquni të frenoni impulsin.
E dashur lexuesja jonë përpiquni të shkoni duke vizituar dyqanet, por pa blerë asgjë, duke u përpjekur të reflektoni. Kur të shkoni në pazar, merrni listën e blerjeve me vete, duke blerë vetëm atë që është në këtë listë. E dashur lexuesja jonë kur e gjeni veten përballë impulsit për të blerë, përpiquni të largoni vëmendjen tonë drejt diçkaje tjetër si një aktivitet sportiv ose një shëtitje.
Por blerja nuk është gjithmonë e keqe. Të bësh pazar herë pas here është sigurisht një aktivitet që mund të sjellë gëzim dhe kënaqësi, dhe nëse bëhet me miqtë është gjithashtu një aktivitet i shumë i mirë shoqëror. E rëndësishme është që blerja të mos bëhet një mënyrë për të shfryrë ankthet dhe trishtimin dhe të mos pushtojë jetën tonë pa lënë vend për asgjë tjetër. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net