Gazetarja e njohur e Travel Magazine Balkans, Flora Xhemani Baba, në emisionin e saj ka sjellë një ftesë të veçantë për të vizituar Fierin, një qytet që ruan pas vetes histori mijëravjeçare dhe thesare të shumta kulturore.
“Fieri është një qytet që rrethohet nga tre parqe arkeologjike, dhjetëra kisha bizantine dhe një histori mistike që pret të zbulohet nga vizitorët. Ky udhëtim është një përvojë unike për çdo dashamirës të kulturës dhe trashëgimisë,” – është shprehur Xhemani Baba.
Në këtë rrugëtim të veçantë, udhërrëfyes është historiani dhe studiuesi i njohur, Ilirjan Gjika, i cili me pasionin dhe njohuritë e tij do të shpalosë përpara vizitorëve historinë e pasur të Fierit dhe thesaret e fshehura që ky qytet mban në gjirin e tij.




