Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, roli i të cilëve nuk dihet.
- Telefonata që shtoi misterin/ 24 vjeçarja nga Roskoveci pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve
- Dita Botërore e Librit në Fier, prezantohet “Engram” nga Brunilda Zllami
- Aksident brenda tunelit të Llogorasë, përplasen dy automjete
- Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21-vjeçarit fierak që u vra në Suedi
- Fier, prezantohet drejtori i ri i Policisë
Dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.
Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.
Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.





