23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

admin · 29.10.2025 · 2 min lexim

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin përfundimtar ndaj 16 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi online që ka prekur qytetarë në Itali.

Të gjithë u dënuan me rreth 110 vite burg në total, me reduktim një të tretën për procedurë të shkurtuar.

Grupi, i udhëhequr nga Bruno Çobo, operonte një “call center” në Tiranë. Ata bindnin viktimat të blinin aksione të kompanive të njohura si “Amazon”, duke premtuar fitime të mëdha. Vetëm përmes kësaj skeme, të pandehurit përvetësuan rreth 4.7 milionë euro.

Bruno Çobo, i ekstraduar nga Abu Dhabi, u dënua me 8 vjet burg për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Gjykata shpalli fajtor edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, me dënime që variojnë nga 6 vjet e 8 muaj deri në 7 vjet e 4 muaj burgim përfundimtar. Mes të dënuarve janë emra si Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani dhe të tjerë.

Të gjithë të pandehurit u gjykuan sipas procedurës së shkurtuar, e cila, përveçse përshpejtoi procesin gjyqësor, u mundësoi atyre reduktimin e një të tretës së dënimit.

Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *