Home Lajme nga Fieri Përmirësim i situatës në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit

Përmirësim i situatës në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit

542

Situata është raportuar problematike në qarkun e Fierit ndërsa sipas përditësimeve të fundit, gjendja po shkon drejt normalizimit.

Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore.

Informacion mbi situatën në Qarkun Fier, ora 07:00

Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:

– Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj

– Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme

– Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës.

Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se:

–  Deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave

– Nuk kemi akse rrugore të bllokuara.

– Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji- Nuk ka banesa nën ujë.

– Nga lumi Seman janë prekur disa kasolle (bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.

– Aktualisht, moti është me reshje me intensitet të ulët

– Nevoja për mbështetje deri në këto momente nuk kemi.