Home Lajme nga Fieri Aksident me vdekje në aksin Roskovec- Berat! Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

Aksident me vdekje në aksin Roskovec- Berat! Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

0
Aksident me vdekje në aksin Roskovec- Berat! Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.

Një automjet ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here