Home Sport Apolonia fiton 2-0 ndaj Besës, portieri Kaçaj hero me dy penallti të...

Apolonia fiton 2-0 ndaj Besës, portieri Kaçaj hero me dy penallti të pritura

942

Apolonia ka vazhduar momentin e saj pozitiv duke arritur fitoren e tretë radhazi në javën e 14-të të Kategorisë së Parë.

Sot, në stadiumin “Loni Papuçiu”, fierakët e drejtuar nga Jovanovic mposhtën Besën me rezultatin 2-0, në një ndeshje plot emocione dhe raste.

Trajneri Jovanovic e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kaçaj, Asllanaj, Ndubuisi, Folorunsho, Amagba, Ayivi, Lleshi, Topi, Rakipaj, Hoxhaj, Sulo.

Pjesa e parë ndonëse tejet e luftuar dhe me raste u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë nis me një 11 metërsh për kavajasit, por goditjen e brazilianit William Corderio e pret portieri Kaçaj.

Më pas Apolonia shpërthen duke shënuar dy herë me Topin në minutën e 56-të dhe Hoxhajn në të 68-ën, të cilët vulosën suksesin e rëndësishëm për fierakët.

Në minutat e fundit të ndeshjes kemi një tjetër 11 metërsh për miqtë, por sërish Kacaj bën mrekullinë duke pritur goditjen e Hasanit.

Pas këtij takimi ekipi fierak renditet në vendin e katërt me 22 pikë.

Renditja: