Home Lajme nga Fieri Fier, autobusi përplaset me një “Audi”, mjeti përfundon në kanal

Fier, autobusi përplaset me një “Audi”, mjeti përfundon në kanal

2222

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje (11 dhjetor) në aksin Fier- Levan  në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës  është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.